
Andi Bushati, analist dhe opinionist, ka shkruar një opinion, në lidhje me spekulimet e thashethemet se Lea Ypi, autore dhe filozofe, do të mund të jetë kryeministrja e ardhshme teknike e Shqipërisë.
Bushati ka pasur kritika të mëdha për këtë formë të raportimit.
Në këtë artikull, Bushati ka folur shkurtimisht edhe për dy librat e Ypit.
Bushati ka pasur vlerësime të larta për librin “Të lirë”.
“Personalisht vetë parapëlqej të parin, i cili është një nga ato krijime, që dikush e mban për një kohë të pamatë brenda vetes, e rrotullon, e bluan për ta pjellë në një moment që nuk e ndalon dot më. E pëlqej edhe për diçka tjetër, sepse është ndoshta e para vepër e periudhës së tranzicionit e cila ngre në shqip pikpyetjen e humbjes së lirisë në periudhën post komuniste, e cila reket të kuptojë se si mund të shtrembërohet njeriu që kujton se i ka shpëtuar një diktature të egër, në epokën neo liberale, se si mund të bëhet ai i varur nga pushteti i parasë, se si mund të zhbëjë solidaritetin dhe të mësohet me padrejtësitë e reja” – ka shkruar Bushati, ndër të tjera.



