Pas 20 vitesh betejë ligjore, Shyhrete Berisha fiton të drejtën e shtëpisë së saj

E mbijetuara e masakrës së familjes Berisha në Suharekë triumfon në gjykatë pas dy dekadash pritje.

Pas një beteje të gjatë ligjore që zgjati plot 20 vjet me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e pronësisë mbi shtëpinë në të cilën kishte jetuar me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë.

banner

Vendimi është marrë nga shkalla e dytë e Gjykatës Themelore, e cila ka aprovuar kërkesën e saj, duke i dhënë fund një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm gjyqësor.

Gjatë luftës, Shyhrete Berisha kishte përjetuar një nga ngjarjet më tragjike. Ajo ishte detyruar të hidhej nga një kamion i ushtrisë serbe, i cili po transportonte rreth 50 viktima nga familja Berisha në Suharekë. Kjo ishte forma e vetme për të shpëtuar jetën.

Nga të gjithë personat në kamion, vetëm Shyhrete Berisha arriti të mbijetojë. Ajo kaloi edhe sfida të tjera me rrezik vdekjeprurës deri në përfundimin e luftës, duke mbetur simbol i qëndresës dhe mbijetesës.

Por për të, lufta nuk përfundoi me armëpushimin. Ajo humbi bashkëshortin dhe katër fëmijët, të vrarë barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe. Përveç dhimbjes së humbjes së familjes, Shyhrete Berisha u përball edhe me humbjen e shtëpisë së saj, duke u detyruar të nisë një betejë të re – këtë herë ligjore.

Pas dy dekadash përpjekjesh, drejtësia më në fund i dha të drejtë, duke i kthyer asaj shtëpinë që përfaqëson kujtimin e familjes së saj të vrarë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.