Pjetër Shalës i refuzohet ankesa nga Apeli i Gjykatës Speciale, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Vendimi i Gjykatës Speciale që Pjetër Shala, i dënuar për krime lufte, të paguajë kompensim për viktima nuk është rrëzuar përkundër apelimit.

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuar në Hagë ka refuzuar apelin e Shalës, duke lënë në fuqi vendimin që obligon Shalën për komepensim në vlerë mbi 200 mijë euro për viktimat e paraqitura në rastin ndaj tij.

banner

Shala kishte apeluar duke thënë se ka pasur gabime në interpretim të ligjit, në vlerësimin e provave, në vlerësimin e përgjegjësisë së tij për zhdënime, shkruan KOHA.

Po ashtu, Shala është ankuar duke thënë se trupi gjykues ka gabuar me kryerjen e procesit të zhdëmtimit para marrjes së vendimit mbi apelin e tij ndaj verdiktit të fajësisë dhe dënimit.

Shala kishte kërkuar pezullimin e shqyrtimit të apelit kundër urdhrit për zhdëmtim deri në përfundimin e shqyrtimit të apelit kundër verdiktit të fajësisë dhe vendimin e formës së prerë.

Të gjitha këto pika u rrëzuan nga paneli i Apelit. Sipas vendimit, nuk ka pasur gabime në interpretim të ligjit apo vlerësim të provave. Madje Apeli ka konstatuar se kërkesa e Shalës për pezullim ka qenë e tejkaluar.

Në korrik të 2024-s, Shala ishte dënuar fillimisht me 18 vjet burgim për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Pas apelimit, dënimi iu ul në 13 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.