
Një lajm i madh për kinematografinë e Kosovës.
Filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është shpërblyer në Sundance Film Festival, duke shënuar një nisje fantastike të vitit për prodhimin filmik kosovar.
Ky film ka fituar Çmimin e Madh të Jurisë për Dramë në seksionin ndërkombëtar në Sundance Film Festival.
Kjo fitore shënjon rikthimin e suksesshëm të kinematografisë kosovare në këtë festival të njohur ndërkombëtar.
“Ky çmim nuk është i vlefshëm vetëm për ne, por për të gjithë komunitetin tonë kinematografik”, ka thënë për KOHËN aktori kryesor në këtë film, Astrit Kabashi



