Matoshi kundër ndryshimit të orarit të mësimit për Ramazan: Është shkelje e Kushtetutës

Halil Matoshi, analist në Kanal 10, ka shkruar një shkrim në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit të mësimit për muajin e Ramazanit.

Ai e ka cilësuar këtë hap të komunës si shkelje të Kushtetutës.

banner

“Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare âsht jokushtetues!

1.Kosova âsht demokraci kushtetuese dhe secili ligj apo akt nënligjor, vendim ose udhëzim administrativ i nënshtrohet Kushtetutës. Në Kosovë, besimet fetare gzojnë liri të plotë, simas Kushtetutës, Neni 38, porse këto liri janë personale e private, tue gzu autonomi jashtë institucioneve shtetnore (Neni 39);

2. Kushtetuta nuk mund të shkilet në emën të asnji interesi tjetër, pra as atij fetar. Bazue në Nenin 8 të Kushtetutës (neutraliteti i shtetit) asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.