“Turp, frikacaka”, Sinan Vllasaliu “shpërthen” me kritika ndaj këngëtarëve: Këndojnë “playback”

Sinan Vllasaliu, njëri nga këngëtarët ikonik të skenës shqiptare, ka folur në lidhje me trended e tanishme në artin muzikor në Kosovë dhe me gjerë.

Gjatë një emisioni në RTV 21, Vllasaliu nuk ka hezituar të përdorë një gjuhë goxha kritike ndaj këngëtarëve.

banner

Vllasaliu tha se i vjen turp të dëgjojë këngëtarët që “nuk dinë këngtë e veta me i këndu”.

Ty të vjen turp me i dëgju, me i dëgju njerëzit që këngtë e veta s’dinë me i knu. Që urdhro, ku është skena. As mos paragjyko, urdhro, këngën tëndë që e ke këndu 10 vjet, e ke hit, urdhro dil. Janë duke fluturu në zonën e komoditetit, nuk e kanë pa turbulencën. E ka pasë lehtë” – tha Vllasaliu.

Këngëtari i njohur ka kritikuar kolegët e tij edhe për këndimin “playback”. Pra Vllasaliu, me një gjuhë popullore, kritikoi për përzgjedhjen për të mos kënduar “live”.

Je fut në fazën e komoditetit atje, “tang” “playback”, bim 23 minuta të shkon atje “playback”, edhe ankesa. Nuk po lypi kurgjo unë. Këngën tënde jaran ose jaranesh, cilën të duash, dilni këndone këtu. Kurgjo tjetër. S’ka, ti s’munesh me kanë bokser pa hy në ring” – tha ai.

Vllasaliu e quajti tendencën e këndimit me “playback” si “frikacake”.

“Gabimi nuk ta merr shpirtin” – ishte fjalia këshilluese e Vllasaliut drejtuar këngëtarëve të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.