Policia tregon se ka gjetur armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një sasi të armatimit në një shtëpi të pabanuar në Varage të Zubin-Potokut.

 Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit janë gjetur dhe konfiskuar një  AK-47  me pesë karikator  të mbushur me 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore.

banner

“Policia gjatë  patrullimit – kontrollit në  një shtëpi të  pa banuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47  me pesë karikator  të mbushur me 68 (gjashtëdhjetë e tetë) fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore,  ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së.  Është njoftuar prokurori, rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.

*Foto ilustruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.