Një i vrarë në Majac të Podujevës, e dyshuara një grua – raportohet se tentoi vetëvrasjen

Një person në fshatin Majac të Podujevës ka mbetur i vrarë.

E dyshuara ëhtë një grua rreth moshës 30- vjeçare.

banner

Sipas raportimit të Sinjalit, e dyshuara është gjetur në një gjendje të rëndë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Njesitet relevante policore dhe mjeksore janë në vendin e ngjarjes.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy persona tjerë të plagosur.

“Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala.

Lajm në përditësim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.