
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjet buxhetore në fushën e mbrojtjes, duke thënë se për periudhën 2026–2029 janë paraparë vetëm 920 milionë euro.
Ai theksoi se sipas standardeve, për mbrojtje duhet të ndahen rreth 2.16 miliardë euro, ose 4% e GDP-së.
Haradinaj kërkoi gjithashtu veprime urgjente për krijimin e strehimoreve dhe nisjen e prodhimit të municioneve, duke e quajtur vonesën në këtë drejtim “të pafalshme”.
“Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029, Qeveria Kurti në largim parasheh 920 milionë euro buxhet për mbrojtje.Nëse i përmbahemi rregullit të ndarjes për mbrojtje 4% të GDP vjetore, atëherë për mbrojtje duhet ndarë këtë shumë nga buxheti: në vitin 2026 rreth 480 milionë euro, në vitin 2027 rreth 520 milionë euro, në vitin 2028 rreth 560 milionë euro dhe në vitin 2029 rreth 600 milionë euro”, tha Haradinaj.



