Haradinaj: Qeveria po ndan shumë pak buxhet për mbrojtje, duhet 4% e GDP-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjet buxhetore në fushën e mbrojtjes, duke thënë se për periudhën 2026–2029 janë paraparë vetëm 920 milionë euro.

Ai theksoi se sipas standardeve, për mbrojtje duhet të ndahen rreth 2.16 miliardë euro, ose 4% e GDP-së.

banner

Haradinaj kërkoi gjithashtu veprime urgjente për krijimin e strehimoreve dhe nisjen e prodhimit të municioneve, duke e quajtur vonesën në këtë drejtim “të pafalshme”.

Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029, Qeveria Kurti në largim parasheh 920 milionë euro buxhet për mbrojtje.Nëse i përmbahemi rregullit të ndarjes për mbrojtje 4% të GDP vjetore, atëherë për mbrojtje duhet ndarë këtë shumë nga buxheti: në vitin 2026 rreth 480 milionë euro, në vitin 2027 rreth 520 milionë euro, në vitin 2028 rreth 560 milionë euro dhe në vitin 2029 rreth 600 milionë euro”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.