Carlos Alcaraz me pamje të re pas triumfit në US Open

Carlos Alcaraz ka befasuar fansat me një ndryshim të madh në pamje, vetëm pak ditë pas triumfit të tij në US Open. 22-vjeçari spanjoll, i cili me fitoren ndaj Jannik Sinner riktheu pozitën e parë në renditjen botërore, ka prezantuar një look të ri: prerje shumë të shkurtër me ngjyrë bjonde platin.

Historia e këtij transformimi nisi që në New York, kur vëllai i tij, Alvaro, gabimisht i prishi prerjen para fillimit të turneut. Zgjidhja e vetme ishte t’i rruante flokët, duke mbetur me një pamje të çrregullt që ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale, përfshirë edhe një koment humoristik nga tenisti Frances Tiafoe.

banner

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Alcarazin të kalonte pa humbur asnjë set deri në finale, ku arriti fitoren madhështore. Në vend të zakonit për të bërë një tatuazh të ri pas triumfeve në Grand Slam, këtë herë ai vendosi ta shënojë suksesin me ndryshimin e pamjes.

Edhe më mirë. Do ta shihni. Befasi, befasi!”, tha Alcaraz me buzëqeshje pas finales, duke paralajmëruar look-un e ri që tashmë është bërë realitet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.