Thaçi godet Ali Ahmetin: U korruptua tërësisht, qeverisi 9 vite e 8 muaj me Gruevskin

Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së, është paraqitur sonte në emisionin “Pressing” në T7.

Që në hyrje të emisionit, Thaçi e ka kritikuar ashpër Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së.

banner

Sipas Thaçit, Ahmeti u korruptua tërësisht.

“Zoti Ahmeti u gjend në një situatë të tillë vetëm e humbi kontrollin e atij idealit fillimisht, mëpastaj edhe të kontrollimit të brendshëm. Dhe ajo strukturë kryekëputë kaloi në shërbim të elitave intelektuale, të projekteve të akademisë së shkencave dhe tërësisht u korruptua” – tha Thaçi.

Tutje, ai përmendi një fakt që shpesh shmanget ose nuk theksohet me zell.

“Nëntë vite e tetë muaj pushtet me Nikolla Gruevskin dhe asnjë lëvizje milimetrike, jo më në çështjen e realizimit të të drejtave të shqiptarëve, por as në proceset integruese” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.