Osmani foli për grusht-shtet, Deda: Kur Presidentja përhap lajme të rreme, Kosova duket si Rusia e Bjellorusia

Analisti Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani për plane të mundshme për grusht-shtet, të bëra gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në zyrën e saj.

Deklarata e Osmanit erdhi pas ndalimit të kameramanit të mediumit Paparaci, Jetmir Muji, i cili kishte incizuar pamje nga shkolla private, në të cilen po i ndjekin mesimet vajzat e presidentes. Osmani tha se hetimet në zhvillim kanë nxjerrë disa gazetarë si “bashkëpunëtorë” të Milan Radoiçiqit dhe përmendi “plane për grusht-shtet”.

banner

Deda ka reaguar me kritikë ndaj tonit të deklaratës së presidentes, duke theksuar se për të ndodhur një grusht-shtet zakonisht duhet të përfshihet ushtria. Ai pyeti nëse FSK-ja ka qenë pjesë e ndonjë plani të tillë dhe nëse ka pasur arrestime.

Grushtetin zakonisht e bën ushtria. A ka qenë FSK pjesë e “planit për grushtshtet”?Nëse ka qenë, atëherë a janë arrestu pjesëtarët e FSK-së për pjesëmarrje në plan të grushtshtetit? Nëse nuk ka qenë, atëherë nuk ka pasë plane për grushtshtet. Kur kyqet direkt edhe Presidentja në përhapje të lajmeve të rreme për “armiq të brendshëm” dhe i shndërron në shënjestër “gazetarët me mizë pas veshi” – Kosova fillon e duket si Rusia e Bjellorusia. Në vendet perëndimore nuk ka as hapësirë e as kulturë politike që lejon kësi lloj budallallëqesh. Dobët, shumë dobët”, ka shkruar Deda.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.