ShBA-ja e ashpër me Kurtin: Jemi të zhgënjyer nga veprimet e fundit, po e shqyrtojmë me kujdes përgjigjen tonë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri në detyr, Albin Kurit.

Në një intervistë për Kohën, Prattipati ka treguar se ështe e zhgënjyer më deklaratat e fundit të Kurtit.

banner

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike” – ka theksuar Prattipati në një përgjigje për KOHËN.

Tutje, ajo ka treguar se janë duke e shqyrtuar përgjigjen.

“Ne jemi duke e shqyrtuar me kujdes përgjigjen tonë, por më lejoni të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”, ka deklaruar tutje Pratipati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.