
Eksperti amerikan i politikës ndërkombëtare, Ian Bremmer ka bërë një paralajmërim lidhur me aktivitetet e fundit ushtarake ruse në Evropë.
Bremmer tha se 19 dronë rusë kanë hyrë në territorin e Polonisë, dhe një prej tyre ka shkuar deri 300 km brenda territorit polak.
“Nuk ishte gabim. Ishte një test”, tha Bremmer, duke nënvizuar se veprimi i Moskës duhet marrë seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe aleatët e NATO-s.



