Deda paralajmëron: Pezullimi i dialogut strategjik është vetëm masa e parë

Opinionisti Ilir Deda vlerëson se Kosova, duke dalë jashtë binarëve të integrimit perëndimor, rrezikon të gjendet në një klub me vende jashtë orbitës së Perëndimit. Ai përdor shprehjen e njohur “Bar do hamë …” për të ilustruar pasojat e mundshme.

Sipas Dedës, pezullimi i dialogut strategjik është vetëm masa e parë ndëshkuese, ndërsa veprime të tjera janë të parapara dhe mund të vendosen nëse Kosova vazhdon të veprojë në dëm të vetvetes.

banner

Ai shpreh keqardhje që Presidentja e vendit nuk ka thirrur partitë politike për diskutime serioze, që do të ishte më e pakta për ruajtjen e, siç ajo e quan, “aleancës së shenjtë”.

Por jo, natyrisht që nuk e bën, sepse mandej duhet të pozicionohet qartë politikisht – kësaj radhe gjithsesi jo kundër gazetarëve,” shkruan Deda.

Deda nënvizon se politikës së Kosovës i duhet një prerje e qartë, për të shmangur izolim, varfëri, urrejtje dhe përfshirje në një klub me vende si Gjeorgjia, Rusia, Bjellorusia dhe Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai paralajmëron se, në të kundërt, vendi po shkon drejt një humnerëje të pashmangshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.