Haziri: “Shuplaka” e Uashingtonit duhet të dëgjohet nga Osmani dhe Kuvendi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke theksuar se “shuplakën” e Uashingtonit duhet ta dëgjojë jo vetëm presidentja, por edhe Kuvendi.

“Ka tri vjet që aleati më i madh dhe mbështetësi i pakusht, SHBA, ka nënvizuar marrëdhëniet e pakushtëzuara, mbështetjen e pakushtëzuar dhe progresin e dëshiruar për popullin e Kosovës. Por, ka kërkuar në mënyrë decidive veprime të qeverisë për të gjithë qytetarët e saj, e cila e solli punën deri këtu: Populli mbetet i mbrojtur nga qeveria amerikane, por jo kjo Qeveri dhe kryeministri në detyrë kabineti i tij,” ka shkruar Haziri në Facebook.

banner

Ai shton se kjo “shuplakë” e Uashingtonit duhet të merret seriozisht.

“Kjo ‘shuplakë’ e Uashingtonit duhet të dëgjohet shumë. Duhet ta dëgjoj presidentja e para, por edhe Kuvendi. Roli historik dhe amaneti i përhershëm është: marrëdhënie speciale me SHBA-të. Duhet veprim për të ruajtur këtë mision. ‘Ku e lamë, e ku na mbeti’!”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.