
Shkruan në Facebook, Kimete Berisha:
Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!
- Amerika e ka ndërprerë Monologun Strategjik me Kosovën, që ata e quajnë Dialog!
- Amerika thotë se e do Kosovën shumë, por nuk do të flasë me të.
- Po, është kontradiktore.
- Po unë? E njëjta gjë.
E dua shumë, por s’dua të flas me një person që provokon e manipulon…
dhe nuk do t’i flas, edhe nëse toka dhe qielli bashkohen. - Ky nuk është thjesht zemërim.
Është ndjesia se nëse unë nuk mund ta kontrolloj atë…pastaj nuk mund ta kontrolloj as veten. - Tjetër shpjegim nuk kam për momentin.
- Amerika, në zemërimin e saj me Albin Kurtin, tenton të izolojë Albin Kurtin nga populli.
- Kur populli dëgjon se Amerika nuk i flet Kurtit, krijohet frikë…
- Ideja është e thjeshtë dhe origjinale: je me Albin Kurtin apo me Amerikën?
- Në këtë lojë, Amerika e bën Kurtin… Amerikë.
- Zemërimi i Amerikës duket i zbrazët, kontradiktor dhe kopje emocionale.
- Nuk ka arsyetim logjik.
- Kush i ka thënë Amerikës se populli i Kosovës dëshiron dialog?
- Dialog për çfarë?
- Shqiptarët jetojnë nga paqartësia dhe nga rrenat… nuk dialogojnë shqiptarët mes vete, e jo me serbët.
- Strategjia jonë nuk është Dialogu, por Monologu!
- Kudo ku dialogojnë dy veta, përfundon me shamje dhe rrahje.
- Kudo ku vendos veç njëri, ka razi mes njerëzve.
- Dallimi mes meje dhe Amerikës është i papërfillshëm:
- Amerika thotë se dialogu mund të kthehet “kur të vijë koha”, pra, kur gjërat të bëhen sipas saj.
- E…Unë, vetëm jam shkëputur nga agresori emocional, pa asnjë kërkesë dhe s’ka kthim mbrapa.
- Ky qëndrim i imi ekstrem më bën të dukem ortodokse, por më mirë ortodokse.
- Në zemërimin e saj me Albin Kurtin, Amerika ka një qëllim të qartë…dhe qëllimin e cakton ajo.
- Unë nuk kam qëllim të përbashkët me ‘agresorin tim emocional’.
- Thjesht zhdukem, dhe lë të kuptohet se nuk ka më përgjigje nga unë.
- Koha do ta tregojë a kam qëllim.
- Amerika thotë se mbetet e përkushtuar në Kosovë, por vetëm kur Ne të sillemi siç duan Ata.
- Unë kam mbyllur dyert e mia.
Agresori emocional mund të sillet si të dojë, por s’ka më përgjigje nga unë. - Se…Sa herë flas, ndjej sikur gjuaj xhevahire para derrave.
- Dialogu Strategjik nuk u prish sepse nuk pati Dialog, por u prish sepse pati Dialog.
- Nuk bëhet fjalë për Dialog Strategjik, por për Monolog Strategjik.
- Amerika gjithmonë ka folur vet me vete.
- Sa për mua, unë ndjehem superfuqi:
kur flas, nuk dua që muhabeti të zgjatet dhe fjalët e mia të vihen në dyshim. - Arroganca ime është amerikane, s’shkoj në debate apo emisione, sepse ndjej se ‘di’ më shumë se çdo njeri që njoh.
- Askush nuk mund të më tregojë mua diçka “të Re’!
- Gabimi Strategjik i Albin Kurtit është se flet pa marrë leje në Ambasadë.
- Por…në zgjedhje do ta mund edhe opozitën “amerikane”.
Ashtu si agresori emocional që mund të më mund mua… po jo tani.
P.S. Autorja, e rritur nga dy prindër Akrep (në zodiak)…Pra, asi që nuk i shprehin emocionet…edhe nëse i kanë.
- E kjo do të thotë se Dashuria nuk trashëgohet!



