“Kosova përtej; Bashkë për komunat”: Partitë zbulojnë slloganet për zgjedhje lokale

Sot starton zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Për një periudhë 30-ditore, subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja do të prezantojnë platformat dhe kandidatët e tyre për kryetarë komunash.

Lëvizja Vetëvendosje e hapi fushatën mbrëmë në Prishtinë, ndërsa partitë e tjera politike kanë paralajmëruar se do ta nisin sot aktivitetin zgjedhor.

banner

Në prag të garës, partitë kanë publikuar edhe sloganet përmes të cilave synojnë t’i bindin qytetarët dhe të fitojnë besimin e tyre në zgjedhjet e 12 tetorit.

LVV-ja e Albin Kurtit për këto zgjedhje ka zgjedhur sloganin “Bashkë për komunat”, PDK-ja “Ma mirë për komunën”, LDK-ja “Kosova përtej”, dhe AAK-ja “Dritë për komunat”.

Liderët e këtyre partive janë shprehur optimist se me këto slogani do të korrin suksese të mëdha me 12 tetori.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, mbrëmë në hapje të fushatës, ka deklaruar se VV-ja është opsioni që i duhet Kosovës. 

Së bashku e dimë çka na duhet, kush mundet, kush ka vullnet dhe dije. Më 12 tetor, të gjithë së bashku të votojmë opsionin që na duhet, kryetarin që mundet, që ka vullnet e që ka dije, e ai kryetar e ka numrin 105, dhe i përket Lëvizjes sonë kombëtare e përparimtare, zhvilluese dhe modernizuese, Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, është shprehur Kurti.

Të njëjtin optimizëm e ka shprehur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. 

Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se koha është në anënn e partisë së tij. 

Gati për nesër. Të gjitha rrugët na bashkojnë në Pallat të Rinisë nga ora 18:00, në hapjen e madhe të fushatës lokale dhe prezantimin e kandidatëve tanë. LDK ju pret. Koha është në anën tonë. Populli i Kosovës është ngopur me fjalë e urrejtje të thatë; le të kthehemi në gjenezë! Një Kosovë e shkollës e shnetës, rrugës e dritës, kulturës e familjes”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK-ja tashmë e ka dëshmuar veten në qeverisje komunale me rezultate konkrete. 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë. Slogani ynë është “Dritë për Komunat”, kjo vjen për faktin se qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të sukseshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale”, ka shkruar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.