
Shkurte Demolli, profesioniste në fushën e mjeksisë, i ka hyrë garës për Asamblenë e Komunës së Prishtinës. Demolli mban numrin 46 në listën e Nismës Socialdemokrate, përmes sëcilës synon të përfaqësojë qytetarët e Prishtinë.
Duke qenë në moshë të re, Demolli sjell një perspektiv dhe energji të freskët në politikën lokale. Në Asamblenë e Prishtinës, Demolli premton se do të fokusohet në çështjet e shëndetit publik, ku ekspertiza e saj është e vlefshme.

Ajo ka një përvojë të gjatë në fushën e mjeksisë, ndërsa kandidimin për asamble e sheh si një përpjekje për të ndihmuar qytetarët e Prishtinës për të ndërtuar një qytet më të mirë.
“Jam e përkushtuar t’i përfaqësoj qytetarët e Prishtinës me ndershmëri e transparencë. Detyra ime është t’i shërbej Prishtinës dhe çdo qytetari të saj. Në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së qytetit tonë” – tha Demolli, kur u pyet për kandidimin e saj nga ana e Gazetës Politika.
Zonja Demolli ka treguar se synon të bëjë ndryshime pozitive dhe të jetë zëri i qytetarëve në Asamblene e Komunës së Prishtinës./Zgjedhjet2025



