
Modelja dhe këngëtarja shqiptare Ana Kabashi ka marrë vëmendje të madhe gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.
E veshur me një fustan elegant nga marka “Christina Crawford”, Kabashi u komentua gjerësisht për paraqitjen glamuroze dhe stilin e saj në një nga ngjarjet më prestigjioze të kinemasë dhe modës në botë.
Për paraqitjen e saj ka reaguar edhe gazetarja Vjosa Çerkini.
“Ana Kabashi jau ka kalu edhe yjeve të Hollywoodit për bukuri dhe klas në Cannes”, deklaroi Çerkini.
Ajo shtoi se figura të tilla duhet ta përfaqësojnë më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët në skenat ndërkombëtare.
“Kësi lloj bukurie dhe klasi duhet të kemi gjithkah nëpër botë”, u shpreh ajo.
Në fund, Çerkini i shprehu publikisht mbështetje dhe simpati Ana Kabashit.
“Ana Kabashi të dua!”, përfundoi ajo.



