
Në hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi rëndësinë e ndërtimit të shtetit dhe bashkëpunimit qytetar, në një kohë kur SHBA-ja ka njoftuar ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën.
“Tek ne gjejnë njerëzit që bëjnë shtetin, jo që e shkatërrojnë atë. Tek ne gjejnë njerëzit që e duan Kushtetutën, jo që e shkelin atë. Tek ne gjejnë njerëz që bëjnë aleanca jashtë, jo që i mbyllin dyert me ta. Tek ne gjejnë njerëz që e duan Kosovën më shumë se sa veten, sepse një Kosovë kemi, këtë shtet kemi, këtë vend kemi”, tha Abdixhiku.



