
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj thirrjes së kandidatit për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, për protesta ndaj Qeverisë Kurti.
“Sami Lushtaku me deklaratën e tij se ‘zhag duhet me i ngre nëpër rrugë’ po i kthen PDK-së frymën e vjetër të forcës dhe dhunës. Kjo është ajo ‘origjinaliteti’ i tyre. Pyetja që lind sot për Prishtinën është e qartë: a duhet votuar ata që krenohen se kanë ngrehur njerëzit zhag, apo ata që respektojnë qytetarin dhe e çojnë vendin përpara?” – tha Bajqinovci.



