Sot nis Panairi i Librit në Prishtinë, mbi 2 mijë tituj të rinj

Sot në Prishtinë do të fillojë Panairi i Librit “Prishtina 2026”, një organizim tashmë tradicional.

Në njoftimin e organizatorëve theksohet se ceremonia e hapjes do të fillojë në ora 12:00.

banner

Postimi i plotë:

PANAIRI I 26-TË I LIBRIT “PRISHTINA 2026”
Kemi filluar numërimin mbrapsht deri në ditën kur të gjithë pasionantët e librit takohen në kryengjarjen e fushës së librit shqip: Më 17 qershor, çel dyert Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”!!!

Me moton “Libri hap botën” vjen edicioni i 26-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 17 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 21 qershor në orën 19:00.

Hyrja për vizitorë: pa pagesë!

Marrin pjesë mbi 60 botues shqiptarë.
Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000
.
Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:

– I ftuari i nderit shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.