Përfaqësuesje e SHBA-së në Hagë: Rubin po përdor dokumente të brendshme, mund të ndërhyjmë nëse kërkohen hollësi

Dy përfaqësuese të qeverisë amerikane, të cilat po ndjekin seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, kanë bërë një ndërhyrje.

Njëra nga përfaqësueset tha se nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë në dëshminë e James Rubinit, ish-ndihmëssekretar, përveçse kur preken çështje sensitive.

banner

“Faleminderit shumë. Kam një ndërhyrje të shkurtër në emër të Shteteve të Bashkuara. Siç e keni parë me siguri dëshminë sot në mëngjes, ne synojmë që të mos ndërhyjmë këtu, prania jonë të mos e ndërpresë seancën, përveç në rastet kur është e nevojshme. Për ta bërë këtë gjë, ne ndihmohemi edhe nga dokumentet që zoti Rubin i ka bërdorur dhe të cilave i është referuar, qoftë dokumente që janë bërë publike, siç është raportimi i lajmeve, apo dokumente të brendshme të Shteteve të Bashkuara që janë deklasifikuar. Duke thënë këtë, ne donim të jepnim një vërejtje të shkurtër sa i përket zotit Rubin dhe pyetjes që i është bërë atij për të dhënë informacione në hollësi më të mëdha në lidhje me burimet konkrete dhe përfundimet nga të tjerët brenda qeverisë amerikane, në veçanti shërbimet e inteligjencës, pra zbulimit, ne në këto raste mund të kemi nevojë të ndërhyjmë. Thjesht që ta bëjmë këtë të qartë”, tha njëra nga përfaqësueset.

Rubin po dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, dhe ish-drejtuesve të tjerë tê UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.