Mexhiti: VLEN ka larguar “Botën Serbe”, kjo qeveri nuk është pjesë e Open Ballkan

Në një intervistë për emisionin Pressing në televizionin T7, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, u përgjigj ndaj kritikave dhe akuzave të BDI-së se hyrja e VLEN-it në Qeveri ka favorizuar interesat e Serbisë në rajon.

“Gjatë kësaj qeverisje nuk ka pasur asnjë takim për Open Ballkanin dhe e dimë që Open Ballkani ka qenë projekt që e ka defaktorizuar Kosovën ose ka paraqitur idenë që problemi i rajonit është Kosova, jo Serbia. Kjo qeverisje nuk është pjesë e këtij projekti që shkon në favor të Serbisë,” tha Mexhiti.

banner

Mexhiti gjithashtu ka thënë, derisa kryeministri shqiptar Edi Rama ka konsideruar Ali Ahmetin “pionir të Open Ballkanit”, ide kjo e cila i pati hapur rrugë “faktorizimit të Botës Serbe”.

Sipas Mexhitit, VLEN-i nuk është pjesë e këtyre planeve dhe qeverisja e tanishme ka vendosur që të mos ndjekë projektin Open Ballkan, duke ruajtur interesat strategjike të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, gjithashtu ka theksuar se akuzat për lidhje të VLEN-it me “Botën Serbe” janë të pabaza, ndërkohë që qeverisja e tanishme ka vendos një kurs të pavarur në rajon.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.