
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka folur mbi procesin gjyqësor të mbajtur në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Bosch, i cili mbajti një fjalim në protestën e së dielës në Hagë në mbështetje të Thaçit, theksoi se ngritja e kësaj gjykate nuk është perceptuar si një përpjekje e sinqertë për drejtësi.
“Unë kam qenë i përfshirë që në 2010-tën, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka me ndërkombëtarët për të sjellë paqe, kemi pasur negociata në Kosovë edhe kur u bënë zgjedhjet në Serbi dhe jemi përpjekur të zgjedhim rrugën e duhur. Tashmë e dimë që Vuçiç nuk është miku ynë në Europë, por i Rusisë dhe Kinës”, tha Bosch për Euronews Albania.
Ai theksoi se Kosova vazhdon të mbajë barrën e përgjegjësisë për marrëveshjet me Serbinë, ndërsa shumë individë përgjegjës për krimet e viteve ’90 sot mbajnë pozita të rëndësishme në Serbi.
“Kosova këtu fajësohet gjithmonë sa i takon marrëveshjes me Serbinë. E gjithë kjo gjykatë ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, ne krijuam de facto për serbët. Në një raport që nuk besoj se e ka lexuar njeri, ka një pikë të rëndësishme sa i takon krimeve të kryera nga Thaçi supozohet, shkruhet që të gjitha krimet janë kryer nga serbët dhe asnjë serb nuk akuzohet nga kjo gjykatë. Ka shumë fajtor që mbajnë pozicione të mira, ndërkohë që kanë qenë kriminelët kryesorë në vitet ’90. Nuk është një gjykatë objektive, por është një gjykatë për t’i shërbyer Serbisë”, u shpreh Bosch.



