Abazi: Më 12 tetor Kurtit do t’i bien të gjitha maskat për veriun

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të zbulohet qasja reale e kryeministrit Albin Kurti në veri të vendit.

Në një intervistë për ABC News, Abazi u shpreh se Kurti ka synuar të manipulojë procesin, por sipas tij pas këtyre zgjedhjeve pritet rikthimi i normalitetit në veri të Kosovës.

banner

Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut. Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do të marrin pushtet atje. Marrëveshjet që kanë me BE-në, do të vendosen edhe për me komandantët e policisë dhe do t’u kthehen strukturave. Ky është funksionimi i Kosovës. Përveçse Kurti mendon se mund ta mbajë me njësi speciale veriun. Nuk ka shtet në botë që mund ta mbajë demokracinë me njësi speciale”, theksoi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.