
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar ndaj PDK-së pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku dyert e institucionit ishin të mbyllura me çelës.
Selimi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është e njëjtë sikurse në vitin 2014, duke iu referuar qëndrimeve të PDK-së për situatën aktuale institucionale.

“Po e përsëris: Kushtetuta është e njëjtë si në vitin 2014, ashtu edhe në vitin 2026.
Veç me një ndryshim të “vogël” një vit më vonë, në vitin 2015, këta “gardianët” ia patën shtuar nenin 162 për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Selimi.
Përmes këtij reagimi, Selimi ka kritikuar PDK-në, e cila ditëve të fundit ka akuzuar Vetëvendosjen për shkelje të Kushtetutës dhe ka paralajmëruar veprime për, siç ka thënë, mbrojtjen e rendit kushtetues.



