PDK-ja i ndan mirënjohje grupit parlamentar të saj për angazhimin në mbrojtjen e Kushtetutës

Kryesia e PDK-së ka mbajtur sot një takim, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në njoftimin për media, PDK-ja ka njoftuar se Kryesia i ka ndarë mirënjohje grupit të saj parlamentar për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës.

banner

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë. Në mbledhje iu dha mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend. Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar”, thuhet në njoftimin e PDK-së për mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.