Prokuroria njofton se në Zubin-Potok u gjetë mbetje kockore, dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë gjetur mbetjet kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve në lokacionet e dyshuara në Zubin-Potok ku po kryhet procesi i gërmimit dhe ekshumimit, shkruan KOHA.

Mbetjet janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

banner

Prokuroria Speciale ka njoftuar se identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.