Pacolli tha se është mbyllur, reagon drejtori i “Liqeni i Dukagjinit”: S’ka vendim zyrtar, puna vazhdon

Pasi një ditë më parë ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, njoftoi në Facebook për mbylljen e restorantit “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, nga ky biznes kanë reaguar të shtunën, shkruan KOHA.

Në reagimin në faqen e restorantit thuhet se asnjë vendim zyrtar nuk u është dorëzuar zyrtarisht, se nuk kanë marrë asnjë vërejtje dhe se restoranti e vazhdon aktivitetin e tij. 

banner

“Deri në këtë moment, kompanisë sonë nuk i është dorëzuar apo komunikuar zyrtarisht asnjë vendim për mbylljen e aktivitetit”, thuhet në reagim duke shtuar se deri tash nuk kanë pranuar “asnjë vërejtje apo konstatim zyrtar se veprimtaria jonë ka shkaktuar ndotje, dëmtim apo prishje të cilësisë së ujit, ashtu siç është lënë të kuptohet në deklaratat publike”.

Të premten Pacolli shkroi në Facebook se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit që ndodhet në zonën e Liqenit të Radoniqit, dhe që sipas saj, “ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor”. 

Pacolli ka shkruar se aktiviteti ka qenë në “shkelje flagrante” të Ligjit për Ujërat, vendimit të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, “duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”. 

E, nga menaxhmenti i restorantit kjo është mohuar. Në reagimin e tij thuhet se posedon dokumentacionin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa shpreh gatishmëri që çdo çështje “ta sqarojmë dhe ta trajtojmë përpara institucioneve kompetente”. 

“Ne i respektojmë institucionet e Republikës së Kosovës dhe do t’i përgjigjemi çdo procedure institucionale dhe ligjore me transparencë të plotë”, thuhet në reagim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.