
Aleanca ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sikurse raporton Ekonomia Online, Aleanca ka hedhur thëngjill para qeverisë.

Në një prononcim për media, Burim Ramadani, deputet i kësaj partie, ka vlerësuar se Kosova nga terri energjetik, po hy në terr politik.
“Me Kurtin dhe me Vetëvendosjen, gjashtë-shtatë vitet e fundit Kosova është në terr energjetik, që e ka mbajtur, po kalon në terr politik”, deklaroi Ramadani.



