Prishtina mbulohet me flamuj të UÇK-së: “Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”

Sheshet kryesore të Prishtinës janë mbuluar sot me flamujt kuqezi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve dhe numërimit mbrapsht drejt 16 shtatorit, kur pritet verdikti në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Nënkryetarja e Prishtinës dhe nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka publikuar pamje nga sheshet e kryeqytetit, duke e cilësuar vendosjen e flamujve si shprehje të krenarisë dhe pritjes për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së.

banner

“Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve. Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë,” ka shkruar Musmurati.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të fushatës “Kosova po pret”, e cila po shoqërohet me numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.