Hoti për Bekim Sejdiun: Kam rezervat e mia nëse mund ta kryejë këtë detyrë të lartë shtetërore

Avdullah Hoti ka kritikuar kalimin e një ish-gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiut në pozitën e këshilltarit në Zyrën e Presidentit.

Hoti e ka cilësuar këtë si papërgjegjësi, duke thënë se nuk ka pasur ndonjë arsye objektive për largimin e tij nga Gjykata Kushtetuese dhe kalimin në Zyrën e Presidentit.

banner

“Papërgjegjësi, sepse nuk ka pasur asnjë arsye objektive që ai të jetë larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe të ketë shkuar këshilltar në Zyrën e Presidentit. Kjo tregon për animin e tij politik”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shprehur rezerva për kandidaturën e Bekim Sejdiut për një detyrë të lartë shtetërore.

“Kam rezervat e mia nëse ai mund ta kryejë këtë detyrë të lartë shtetërore”, ka deklaruar Hoti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.