Zhvillimet në PDK, Vehapi me status enigmatik: Kur shpia ka plot zotni, veç zot të shpisë nuk ka!

Idriz Vehapi, anëtar i njohur i PDK-së, ka shkruar një status, ku duket se ka komentuar zhvillimet në PDK, ndonëse nuk e përmendi direkt me emër partinë e tij.

Vehapi, ish-deputet i PDK-së, ka përkujtuar një thënie popullore.

Sipas Vehapit, që dikur ishte edhe kryetar i Rahovecit, “kur shpia ka plot zotni, veç zot të shtëpisë nuk ka”.

Postimi i plotë:

Kur shpia ka plot zotni, veç zot të shpisë nuk ka!

Krejt janë pronarë, krejt japin mendime e mend, krejt dinë me udhëheqë, po kur vjen puna me marrë përgjegjësi, nuk gjendet askush!

Kur ka shumë zotni, shumë mendime e zero përgjegjësi, kësaj i thonë hallakamë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.