
Zafir Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Berisha ka pasur një hipotezë.
Në sytë dhe mendjen e Berishës, Gjykata Speciale dhe ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet “janë pjesë e një projekti” për ta dëmtuar Kosovën.
Postimi i plotë:
Gjykata Speciale dhe ardhja e Albin Kurtit në pushtet, janë pjesë e një projekti të përbashkët për ta dëmtuar Kosovën.
Nuk mund të themi se jam me UÇK-në e në të njëjtën kohë, të qëndroj në një rresht me sojin e Dimal Bashës, i cili për UÇK-në mendon njësoj si Millosheviqi!
Me UÇK-në nuk mund të jesh vetëm me fjalë, por me qëndrime dhe vepra!



