Shiroka-Pula mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dërguar një mesazh për shqiptarët në Luginë të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit.

Ajo ka vlerësuar nevojën për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.

Postimi i plotë:

Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për zgjedhjet e së dielës

Të dashur shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetoni në Kosovë,

Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.  Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.

Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.