
Gazetari dhe komentatori sportiv, Arbër Loxha, ka komentuar fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, kapiten i Zvicrës, në ndeshjen ndaj Kosovës në “Fadik Vokrri”.
Loxha ka vlerësuar se fishkëllimat janë të drejta, transmeton Gazeta Politika.
Në shkrimin e tij në Facebook, Loxha ka treguar edhe arsyet se pse mendon kështu.
“Mendoj që fishkëllimat drejtuar Xhakës janë të drejta. Respekt për karrierën e tij dhe gjithçka tjetër (nuk do ja harrojmë), dhe shumë shumë e çmoj sinqeritetin dhe atë se nuk heziton të thotë realitetin në intervista e deklarata sportive por sonte ai ishte kundërshtari ynë, dhe është krejt normale të mos duartrokitet. Kur i shtojmë faktin se, me një “PO”, ai lehtësisht mund të kishte qenë me fanellën tonë… nuk e kuptoj pse duhet të përkrahet kur luan kundër nesh.Besoj se çdo futbollist shqiptar i Kosovës e ka marrë mesazhin e duhur: “Nëse zgjedh Kosovën, do të brohorasim për ty, por nëse zgjedh të tjerët… në ‘Vokrri’ do të të presin fishkëllima dhe ovacione kundër.”E thjeshtë: Kosovën e përkrahim dhe për të brohorasim” – ka shkruar ai.



