
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka lexuar një deklaratë në emër të LDK-së pak para fillimit të seancës së orës 14:00, ku Glauk Konjufca, mandatar për qeverinë, do të matet nëse i ka numrat për t’u bërë kryeministër.
LDK-ja ka vlerësuar se sot në ora 14:00, “manovrave të Lëvizes Vetëvendosje do t’i vijë fundi”.
“Fatmirësisht, sot besojmë në ora 14:00, manovrave të VV-së do t’i vijë fundi, ashtu siç është dashur të ndodh që në prill, ku edhe atëherë nuk i kishin numrat, nuk kishin marrëveshje dhe shteti do të çlirohet nga prangat e dëshira e Albin Kurtit për pushtet dhe do të rikthehet ayt ku duhet te qytetari” – tha deputeti Zemaj, transmeton Gazeta Politika.



