
Edita Tahiri, ish-politikane e Kosovës, ka reaguar pas vdekjes së Shpat Kasapit, këngëtar i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Tahiri ka ngushëlluar nënën e Kasapit, i cili ndërroi jetë sot.
Ajo ka shkruar se është trondit nga ky lajm.
“U trondita nga humbja e Shpatit, e dashur Cele, ngushellime te thella! Nuk po gjej fjale ngushelluese pos te them se nuk e kemi ne dore jeten, vec zoti vendos! Shpati la nje trashegimi te pasur ne artin muzikor kombetar! E njoha si femije yll qe ishte u be ylli i kenges shqipe dhe do jetoj perjete ne historine e kengetareve shqiptar modern, i adhuruar dhe i dashur nga te gjithe! U prehte ne parajse! Mbahu e forte per nipin dhe femijet tjere qe ke! Ende e kujtoj me malle kengen qe e kenduam bashk me Shpatin ne nje dasem ne Prishtine – kengen e Skutaqes! Me bashkedhimbje! Edita Tahiri” – ka shkruar Tahiri.



