Abdixhiku tregon nëse LDK-ja do ta votojë Osmanin edhe për një mandat si presidente

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për situatën politike që ka mbretëruar në Kosovë për disa muaj.

Përveç bllokadës në Kuvendin e Kosovës, ai në emisionin Rubikon komentoi edhe mundësinë nëse subjekti që drejton do të votonte për një mandat të dytë Vjosa Osmanin si presidente.

banner

Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk ekziston për t’ia bërë karrierën dikujt:

“LDK-ja nuk ekziston për rehatinë e dikujt”, tha kreu i Lidhjes Demokratike në Klan Kosova.

“Interesi i vendit është të ketë qëndrueshmëri institucionale, të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit dhe për zgjedhjen e qeverisë. Kaq është e thjeshtë. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu do të jetë gjithmonë”, shtoi Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosova.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.