
Aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, ka reaguar ndaj fushatës së Listës Serbe, duke thënë se ajo ka nisur me mesazhe mbështetëse për “Brat Milanin”.
“Ky ‘brat Milani’ me bandën e tij përbën aq rrezik sa që u shpartallua brenda ditës nga policia e Kosovës dhe NATO. Ai nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë, përveç nëse dëshiron me e kalu jetën në burg. Madje edhe në Serbi, ku sot jeton si bandit i lirë, nuk e ka të ardhmen e sigurt.”
Maliqi shtoi se nga burime të sigurta dihet se SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë, përveç vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës, kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe, për distancim nga ata që kanë kryer agresion.
“Ky le të mbetet problem i serbëve dhe Serbisë me ndërkombëtarët, Kosova ndërkohë nuk duhet të bie pre e provokimeve, por të rikthehet në kurs racional. Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët ‘brat Milani’ me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës.”
Postimi i tij i plotë:
Lista Serbe e paska nisur fushatën me mesazhe mbështetëse për “Brat Milanin”. Ky “brat Milani” me bandën e tij përbën aq rrezik sa që u shpartallua brenda ditës nga policia e Kosovës dhe NATO. Ai nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë, përveç nëse dëshiron me e kalu jetën në burg. Madje edhe në Serbi ku sot jeton si bandit i lirë, nuk e ka të ardhmen e sigurt.
Nga burime të sigurta e di se SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë përveç vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe për distancim nga ata që kanë kryer agresion. Ky le të mbetet problem i serbëve dhe Serbisë me ndërkombëtarët, Kosova ndërkohë nuk duhet të bie pre e provokimeve por të rikthehet në kurs racional. Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët “brat Milani” me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës.



