
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e pesë personave nën dyshimin për dallavere me dokumente lidhur me prona. Prokuroria ka njoftuar se të arrestuarit në Agjencinë Kadastrale dhe në lokacione të tjera janë ndaluar për 48 orë.
Bëhet fjalë për personat me inicialet A.B., N.K., A.Q., B.SH., dhe M.B, shkruan KOHA.
Të dyshuarit, dyshohen se në bashkëkryerje, kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i Detyrës apo Autoritetit Zyrtar, “Falsifikimi i Dokumentit” “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.
Sipas Prokurorisë, dy nga të dyshuarit kanë përdorur një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pronë. Një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka krijuar dokumente fiktive për të mundësuar legalizimin e saj, ndërsa dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat duke aprovuar regjistrimin e pronës në mënyrë të paligjshme.



