Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka bërë të ditur se e ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Haxhiu.

Ajo i ka uruar Kurtit sukses dhe formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.