
Arjeta Fejza, deputete e VV-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, rrjedhimisht shpërndarjes së Kuvendit.
Në një paraqitje televizive në KTV, Fejza është pyetur nëse VV-ja i frikësohet pjesëmarrjes në zgjedhje të ish-presidentes Vjosa Osmani.
Fejza ka thënë që VV-ja nuk i frikësohet askujt.
“Jo zonjës Osmanit, absolutisht askujt nuk ia kemi frikën” – tha Fejza, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.



