Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinaj

Është arrestuar personi i cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit, Ramush Haradinaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

banner

“Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në përgjigje.

Pak para se të njoftohet lidhur me arrestimin, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me personin  i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

Përditësim:

Tashmë ndaj personit janë caktuar 48 orë paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.