
Agim Bahtiri, deputet i VV-së, ka publikuar një status, ku ka bërë një akuzë të rëndë ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.
Bahtiri e ka akuzuar Osmanin se përfaqëson interesat “e Marko Gjuriqit dhe Richard Grenellit”.
Tutje, Bahtiri i ka kërkuar Osmanit të mos e keqpërdor figurën e Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës.



