Bajrami me akuzë ndaj Kurtit: Po punon ta shkatërrojë Kosovën

Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, ka publikuar një shkrim të gjatë në profilin e saj në Facebook, ku ka komentuar fjalimin e djeshëm të gjatë të Albin Kurtit, kryeministër në detyrë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Bajrami ka shkruar gjatë, shumë gjatë për fjalimin, po ashtu, të gjatë, shumë të gjatë të Kurtit para bashkëpartiakëve në VV, ku u mandatua për kryeministër.

banner

Bajrami ka bërë një akuzë të drejtëpërdrejtë, shkruan Gazeta Politika.

Në analizën e saj, Bajrami ka pretenduar se Kurti po punon të shkatërrojë Kosovën dhe të ndërtojë “Republikën e tretë imagjinare”.

“Albin Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe të ndërtojë “Republikën Imagjinare të Tretë”. Po synon Republikë ku gjithë makanizmat e shtetit janë në funksion të partisë dhe atij personalisht. Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion” – ka shkruar Bajrami, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.