Bajrami publikon shkrimin e Kurtit për autostradën e Gjilanit: Jemi në tetor të 2026, ende nuk është përfunduar

Hykmete Bajrami, deputet e LDK, ka publikuar një postim të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, në të cilin Kurti kishte premtuar hapjen e autostradës së Gjilanit më 2023.

Bajrami ka vlerësuar se edhe në tetor të vitin 2026, autostrada ende nuk ka përfunduar.

Postimi i plotë:

AUTOSTRADA E GJILANIT

3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim i Albin Kurtit!

21 mijë veta e kanë pëlqy, 2,500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim.

Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk është përfunduar!

Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët.

Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje.
Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmën e fëmijëve tanë.

Bëjeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.